Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka theksuar se ai është për zbardhjen e të gjitha rasteve.
Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini e ka komentuar edhe vendimin e Vetëvendosjes, që të mos e votoj rezolutën e Kuvendit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.”Vetëvendosje luan me dy kute.
Kjo është një pafytyrësi e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e Rexhep Selimit në Kuvend, duke thënë se ai i ka tjera fjalët e tjera veprimet.
”Unë jam në rregull me Rexhep Selimin. Ai i ka tjera fjalët e tjera veprimet”, tha ai.