-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Goditja” e Speciales, vjen paralajmërimi për Kosovën: Ja kërcënimi i rëndë

Rekomandime

Gjendja aktuale në të cilën ndodhet vendi, me institucione jo kredibile, me nivel të ulët të përgjegjësisë shtetërore, edhe protestat më të vogla mund të prodhojnë destabilizim dhe anarki shtetërore. Për ata që deri më tani e kanë konsideruar më shumë privilegj sesa përgjegjësi marrjen e pushtetit, nga tani e tutje duhet të përgatiten edhe për sfida të paparashikueshme, për shkak të valëve përcëlluese të ciklonit të Speciales”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Gjatë muajve të fundit, sidomos tani kur po afrohet fundi i këtij viti, kanë filluar të shpeshtohen me të madhe ftesat nga Gjykata Speciale, ku tashmë të ftuar janë figurat më të larta të shtetit dhe strukturës udhëheqëse të UÇK-së.

- Advertisement -

Numri i atyre që janë ftuar e ka kaluar shifrën prej më shumë se 200 vetash. E ndërkohë OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se mundë të ketë edhe protesta ndaj këtyre ftesave.

Lidhur me këtë situatë që mundë të krijohet si reaksion ndaj Speciales, edhe pse e votuar nga shumica e partive politike në Kuvendin e Kosovës, ka folur analisti politik, Florim Zeqa.

Sipas analistit Zeqa, situata edhe mundë të del jashtë kontrollit nga pakënaqësitë që mundë të shpërthejnë, prandaj është mëse e nevojshme që institucionet e reja të Kosovës, pas zgjedhjeve të 6 tetorit të formohen pa vonesë të madhe.

- Advertisement -
Florim Zeqa

“Me shpeshtimin e ftesave nga Gjykata Speciale, janë shtuar edhe ftesat për figurat më të larta të shtetit dhe strukturës udhëheqëse të UÇK-së, për çka kanë filluar edhe të shtohen edhe pakënaqësitë në mesin e veteranëve. Sinjalet e para të një proteste kundër valës së ftesave dhe arrestimeve të para ka paralajmëruar OVL e UÇK-së, e cila ka bërë të ditur se mund të ketë edhe protesta ndaj këtyre ftesave.

Ky është një sinjal, se mund të ketë tensionim të situatës në Kosovë për shkak të Speciales, përkatësisht me ngritjen e aktakuzave të para dhe fillimit të arrestimeve, gjë e cila mund të çojë në destabilizimin e skajshëm të situatë në vend”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Rreziku u destabilizimit të vendit nga ndonjë revoltë qytetare për shkak të aktakuzave që mundë të ngritën, dhe arrestimeve të para, bëhet akoma më real nëse formimi i institucioneve zvarritet me këtë lojë të pa fund të finales së procesit pas zgjedhor, prandaj Zeqa kërkon që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë dhe të funksionalizohen të gjitha institucionet shtetërore.

“Prandaj, është më së e nevojshme formimi sa më shpejt institucionet shtetërore në mënyrë që të ballafaqohen me çfarëdo situate që mund të ndodhë në të ardhmen e afërt në Kosovë.

Gjendja aktuale në të cilën ndodhet vendi, me institucione jo kredibile, me nivel të ulët të përgjegjësisë shtetërore, edhe protestat më të vogla mund të prodhojnë destabilizim dhe anarki shtetërore.

Për ata që deri më tani e kanë konsideruar më shumë privilegj sesa përgjegjësi marrjen e pushtetit, nga tani e tutje duhet të përgatiten edhe për sfida të paparashikueshme, për shkak të valëve përcëlluese të ciklonit të Speciales”, përfundoi analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit