1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Goli i Ronaldos i anuluar padrejtësisht kundër Serbisë që i kushtoi Portugalisë me kualifikim

Rekomandime

Kur Cristiano Ronaldo u largua nga fusha i tërbuar dhe i dëshpëruar pas barazimit 2:2 të Portugalisë me Serbinë në Beograd në mars, ai me të drejtë u duk tejet i shqetësuar se një gol i tij i shfuqizuar padrejtësisht do të mundë t’i kushtonte ekipit të tij me kualifikim direkt në Kupën e Botës 2022.

Para takimit kthyes në Lisbonë të dielën më 14 nëntor, të dy ekipet kombëtare ishin në pozitë për ta siguruar automatikisht pjesëmarrjen në Katar, pasi ndanin vendin e parë në Grupin A me nga 17 pikë secila.

- Advertisement -

Portugalia do ta siguronte pjesëmarrjen në Katar 2022 automatikisht edhe me një barazim ndaj serbëve në Lisbonë, por Ronaldo me shokë nuk ia dolën ta shmangnin humbjen duke pranuar gol në minutën e 90-të.

Aleksander Mitrovic shënoi në minutën e 90-të për ta dërguar Serbinë direkt në Katar si fituese të Grupit A kualifikues, pasi Dusan Tadic e kishte barazuar rezultatin në pjesën e parë, pas golit hapës në ndeshje nga Renato Sanches për Portugalinë.

Por sikur të ekzistonte VAR-i apo teknologjia e vijës së portës në mars, Portugalia dhe Ronaldo nuk do të ndodheshin në këtë pozitë fare dhe do ta kishin pasur të vulosur vendin e parë në grup para takimit të fundit.

- Advertisement -

Ronaldo e kishte shënuar një gol në fund të takimit në Boegrad, por ai mbeti i habitur kur gjyqtari e vazhdoi lojën pasi nuk e kishte kuptuar se topi e kishte kaluar vijën e portën shumë qartazi, para se të largohej nga mbrojtësi Stefan Mirotic.

Derisa Ronaldo po e festonte golin, gjyqtari bëri me shenjë se loja duhej të vazhdonte dhe Ronaldo u largua nga fusha i mllefosur ende pa përfunduar takimi, duke e hedhur në tokë shiritin e kapitenit rrugës për në zhveshtore.

- Advertisement -

Pas asaj ndeshjeje, UEFA kishte shpjeguar se teknologjia e vijës së portës do të përdorej sikur Serbia dhe Portugalisë të ishin pajtuar paraprakisht.

Tani, Portugalia do ta mësojë emrin e kundërshtarit në play-off muajin e ardhshëm. Dy ndeshje play-off’i, vajtje-ardhje, do të zhvillohen në mars.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit