Alpinistja Uta Ibrahimi, nga Kosova, është listuar si vajza e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur pesë majat e Himalajeve.
Ajo është listuar e 138-ta në listën e ‘Google’, listë kjo e krijuar në nderim të Hitorisë së Muajit të Gruas.
‘Vitin e kaluar, bota ka kërkuar në Google për ‘gruan e parë’ më shumë se kurrë më parë’, ka shkruar Google në kanalin zyrtar në Youtube. Google poashtu ka shtuar se gratë e kësaj liste janë ato që kanë thyer barriera e kanë inspiruar të tjerat.
Ndërkaq, lajmi u bë i ditur nga vetë Uta, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar ndjekësit e saj se edhe ajo është në mesin e shumë grave të tjera të suksesshme.
‘Mirëmëngjesi … në mesin e shumë grave të tjera edhe unë në Majen Everest, në videon e Goggle tu e festu Javën e Grave’, ka shkruar ajo.