10.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Goran Rakiq flet pasi Kurti e Nenad Rashiq ishin bashkë për fushatë në Shtërpcë

Rekomandime

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se Nenad Rashiq mund të shkojë në fusahta bashkë me Albin Kurtin, por sipas tij serbët e Kosovës janë të vendosur në përkrahje për “Srpskan” dhe Aleksander Vuçiqin.

- Advertisement -

I pyetur rreth fushatës në Shtërpcë ku Kurti dhe Rashiq janë parë së bashku, Rakiq ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Rashiq mbështet partitë shqiptare, megjithatë thotë se ai nuk do të mund të marrë asnjë vota nga serbët, shkruan Kosovo Online.

“Unë besoj që populli ynë do të reagojnë për këtë unifikim të Rashiqit dhe Kurtit, i cili avokon për krijimin e Shqipërisë së Madhe, me një bashkim për të mbështetur Listën Serbe. Rashiq duhet të shkojë me Kurtin sepse serbët janë mbledhur rreth Listës Serbe”, ka thënë Rakiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit