8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Grabitje e armatosur në dalje të Prishtinës, plaçkitet vetura e transportit të parave

Rekomandime

Një plaçkitje si në filma ka ndodhur para pak minutash në dalje të Prishtinës, më konkretisht në fshatin Mramur, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

Persona të armatosur kanë ndalë veturën e transportit të parave. Të njëjtit, siç mësohet kanë arritur të marrin parat.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve të gjata, siç shihet edhe nga pamjet vetura e blinduar është gjuajtur me armë zjarri.

Në fund të dyshuarit ia kanë futur zjarrin veturës në një pomp të benzinës.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit