3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Grenell: Erdha në Prishtinë sepse jemi të frustruar me moszbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit

Rekomandime

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka folur për vizitën e tij në Kosovë, derisa ka thënë se vjen këtu si qytetar i lirë dhe jo si përfaqësues i administratës amerikane.

Megjithatë Grenell, ka thënë se është i frustruar me zhvillimet e ditëve të fundit dhe me moszbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit.,

- Advertisement -

“Së pari, unë nuk jam më me qeverinë amerikane. Unë vij këtu si qytetar i lirë. Jam këtu vetëm si qytetar privat nga administrata Trump dhe vij sepse jemi të frustruar”, tha Grenell, para gazetarëve.

Ish-diplomati amerikan theksoi se shumë në Shtetet e Bashkuara janë të frustruar sepse nuk po zbatohet “marrëveshja ekonomike e arritur në Shtëpinë e Bardhë” të cilën ai e ka cilësuar sërish si historike.

“Shumë nga administrata e Trump dhe shumë amerikanë janë të frustruar sepse pamë një marrëveshje historike – ekonomike, për të cilën u pajtuam për popullin e Kosovës dhe popullin e Serbisë. Nuk u bë për qeveritë. Nuk ishte për politikë, por zhvillim ekonomik. Shumë të rinj në Kosovë dhe Serbi u shpërngulën në Gjermani, Hungari, Poloni sepse nuk mund të gjenin punë. Nëse shikoni se çfarë negociuam. Ne filluam një fluturim historik midis Prishtinës dhe Beogradit. E bëmë sepse komuniteti i biznesit na tha se na duhen vende punë. Shumë në Perëndim mendojnë se konflikti në rajon vazhdon, dhe më pas vendet e punës nuk lëvizin këtu, kështu që ajo që ka ndodhur në javët e fundit është zhgënjyese për Shtetet e Bashkuara”, u shpreh Grenell para gazetarëve.

- Advertisement -

Grenell theksoi se biznesmenët amerikanë duan të vijnë këtu dhe të krijojnë vende pune.

“Ajo që po bëj, po e theksoj sërish në sektorin privat, kam disa ditë që jam në Shqipëri, kam kaluar disa ditë në Kosovë, dhe po shkoj me makinë për në Beograd dhe ditët e ardhshme do i kaloj në Beograd. Po mundohem të gjej mundësi ekonomike që biznesmenët amerikanë dhe perëndimorë të investojnë. Tani që jam jashtë administratës po përpiqem të bëj ç’është e mundur për të sjellë sektorin privat. Mënyra për ta bërë këtë është që qeveritë të zbatojnë marrëveshjen. Ndaloni politikën dhe le të krijojmë vende pune”, tha Grenell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit