9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Studimi: Mashtruesit vozisin Audi

Rekomandime

A vozitë veturë të markës “Audi” miku juaj? Nëse po, atëherë duhet të keni kujdes të shtuar.

Një anketim i kamotshëm, i kryer nga sajti me bazë në Britani, “Illicit Encounters”, ka zbuluar se vetura Audi është më e zakonshmja tek anëtarët e vet.

- Advertisement -

Nga 800,000 anëtarë të anketuar, 22% prej meshkujve mashtrues kanë deklaruar se vozisin Audi.

Vozitësit e veturave BMW, Mercedes Benz dhe Volvo janë renditur në vendin e dytë, tretë dhe katërt, ndërkaq vozitësit e veturave Volkswagen në vendin e pestë.

Sa i përket asaj se çfarë vetura vozisin meshkujt besnikë, studimi ka konstatuar se pronarët e veturave Nissan dhe Jaguar janë më besnikët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit