4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Grenell godet Ramën, Zaevin e Vucicin: Nuk ka ‘Mini-Schengen’ pa Kosovën

Rekomandime

Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, ka dërguar mesazhe të qarta kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic, se pa Kosovën nuk ka ‘Mini-Schengen’.

- Advertisement -

Grenell i ka treguar shumë qartë Ramës, Zaevit dhe Vucicit se pa Kosovën nuk mund të ketë një ‘Mini-Schengen’.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane në Berlin, thuhet se e mirëpresin këtë, por duhet përfshirë Kosova,

“Ne mirëpresim nismën për “mini-Shengenin” e Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -

Kujtojmë se ndaj kësaj nisme ka dalur edhe Kosova, ku Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk e përkrahim një nismë të tillë dhe se nuk do të marrin pjesë në asnjë takim të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit