5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Grenell i pakënaqur se si raportuan mediat amerikane, rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi

Rekomandime

Richard Grenell, i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për dialogun Kosovë-Serbi, është ankuar se mediat amerikane nuk kanë raportuar për marrëveshjen e djeshme Kosovë – Serbi.

- Advertisement -

Ai ka thënë se është detyruar të bëjë një shkrim për të treguar për arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prezencë të presidentit amerikan, Donald Trump.

Grenell ka shkruar se nuk ka gjetur një media të Amerikës që ka raportuar për përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje, të cilën ai e cilëson si historike.

“Nuk mund të gjej një agjenci të vetme amerikane të lajmeve që të ketë raportuar për përmbajtjen e marrëveshjes historike Serbi-Kosovë. Kështu që lexoni shkrimin tim mbi atë që këto dy vende kanë rënë dakord”, ka shkruar Grenell në Twitter.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit