10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Grenell javën e ardhshme viziton Serbinë, ja çka pritet të ndodh pas kësaj vizite

Rekomandime

Mediat serbe raportojnë se Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell pritet të qëndrojnë në Serbi gjatë javës së ardhshme.

Sipas raportimeve, Grenell do ta vizitojë Serbinë më 22 shtator e kjo në kuadër të zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Para tij, të hënën, një delegacion i Korporatës Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar Amerikan (DFC), i udhëhequr nga drejtori ekzekutiv Adam Bohler, raportohet se do të vijë në Serbi.

Përfaqësuesit e DFC do të qëndrojnë atje për katër ditë. Sipas mediave serbe, me ardhjen e delegacionit amerikan, fillon realizimi konkret i marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në fillim të shtatorit, e cila është premtuar se do t’u sigurojë investimeve të mëdha të dy palëve.

Kujtojmë se më 4 shtator, Kosova dhe Serbia në Washington, kanë nënshkruar marrëveshje të ndara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për normalizim ekonomik të të dyja vendeve të Ballkanit.

- Advertisement -

Nënshkrimi u bë në Shtëpinë e Bardhë dhe me praninë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili qëndroi në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe delegacionit serb të kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri Hoti ka premtuar investime mbi 1 miliardë euroshe në Kosovë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit