-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Grenell paralajmëron investime të fuqishme amerikane nëse rehatohen Kosova e Serbia

Rekomandime

Emisari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po synon të nisë bisedimet mes dy vendeve përmes ekonomisë dhe investimeve të të huajve, duke thënë se këto kompani, po duan të krijojnë biznese në Ballkan. Kjo, sipas tij është dritare e hapur nga Presidenti Amerikan, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Grenell në një intervistë të dhënë sot për Tanjug tha se kompanitë duan stabilitet në vendet ku pritet të investojnë, në të kundërtën, kjo nuk mund të ndodhë.

“Kompanitë, vecanërisht ndërmarrjet amerikane, të cilat mezi presin të krijojnë një biznes në Kosovë e Serbi, duan stabilitet. Përndryshe ato nuk do të investojnë në të ardhmen në rajon”, ka thënë Richard Grenell.

Grenell tutje ka shtuar se Prishtina e Beogradi e kanë parë ‘dritarën e vogël’ që Donald Trump ua ka hapur, dhe se për këtë, është konfirmuar nga liderët e të dy vendeve.

- Advertisement -

“Ata e kanë kuptuar ‘dritaren e vogël’ që Presidenti Trump ka hapur për ta. Unë jam shumë i kënaqur me atë që kam dëgjuar nga drejtuesit në Beograd dhe Prishtinë, deri tani”, ka shtuar tutje Grenell.

Ndryshe, gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, Grenell ka bërë thirrje që taksa 100 përqind të largohet menjëherë dhe vendet të  rinisin bisedimet për një marrëveshje finale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit