6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ky ishte versioni i parë i marrëveshjes për të cilën nuk u pajtua Haradinaj, e që më pastaj u ndryshua në Uashington

Rekomandime

RTV Dukagjini ka siguruar versionin e parë të dokumentit që u është prezantuar palëve në Uashington e për të cilin dje pala kosovare pati tensione që gati çuan në prishje të koalicionit!Madje ky version i dokumentit, pos që rrezikonte koalicionin, ai rrezikonte edhe komplet marrëveshjen.

- Advertisement -

Në versionin e parë për të cilin kishte reaguar ashpër kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj shkruhej që të dy palët ndajnë Liqenin e Ujmanit/Gazivodes për furnizim me ujë dhe energji!

Kjo pikë më pas ishte ndryshuar, për tu zëvendësuar me studimin e fizibilitetit nga Departamenti për Energji i SHBA-ve.

“Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë”, thuhet në njërën nga 16 pikat e marrëveshjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit