1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Grenell përsëri përkrah serbëve në fushatën kundër Biden

Rekomandime

Ambasadori dhe i dërguari special amerikan për dialogun Richard Grenell, të dielën përsëri është takuar me përfaqësuesit e bashkësisë amerikano-serbe, kësaj radhe në Pitsburg, ku ka theksuar se fitorja e Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit regjionin e Ballkanit e kthen në status quo, shkruan “B92”.

Ai ka shtuar se “të gjithë janë të vetëdijshëm se kush është Biden, çfarë ka bërë në Ballkan dhe sa i ka injoruar serbët dhe Serbinë”.

- Advertisement -

Sipas përfaqësuesve të iniciativës “Serbët për Serbinë”, Grenell ka thënë se nëse ndodhë që të fitojë Biden, nuk do të ketë përparime, ndërsa më pas u diskutua edhe ajo që ka bërë Trump dhe çka dëshiron të arrijë në Serbi.

Në emër të iniciativës në krye të së cilës ndodhet Olga Ravasi, në fillim të tubimit para Grenellit u prezantua Stefani Laliç Adams, e bija e Niko Laliç që ishte një ndër heronjtë e shpëtimit të pilot[ve amerikan në Luftën e Dytë Botërore si dhe avokati Pegja Filipoviç.

Grenell thuhet se ishte shumë i disponuar nga takimi dhe është përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve, ku ishin edhe Mark Zatezalo anëtar i parlamentit t shteti Virgjinia dhe Valeri Gajdos kolegu nga Parlamenti në Pensilvani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit