17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Plagosen dy persona në Bardhosh të Prishtinës

Rekomandime

Gjatë ditës së sotme janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia tha se viktimat janë plagosur nga persona të panjohur.

- Advertisement -

VlKTlMAT janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivet e plagosjes mbeten akoma të panjohura.

“Rreth orës15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur.

- Advertisement -

Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka konfirmuar policia për Express.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit