0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Grenell publikon komunikatën e LVV-së kundër Izraelit: Ky është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së

Rekomandime

Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi në vazhdimësi është duke kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurtin, pas qëndrimit të këtij të fundit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Izrael.

- Advertisement -

Grenell në vazhdimësi e ka quajtur Albin Kurtin si anti-amerikan që ka qenë kundër të gjitha administratave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke filluar nga ajo e Bill Clinton.

Derisa para pak minutash, njeriu i afërt i Donald Trump ka publikuar një pjesë të një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje për Izraelin.

“Albin Kurti dhe partia e tij besojnë që Izraeli është ndërtuar duke kryer krime. Dhe thonë që SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur këtë krim”, ka shkruar Grenell.

- Advertisement -

Ai e ka përfshirë në reagimin e tij edhe këshilltarin e presidentit aktual Joe Biden, duke thënë se “ është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA’së”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit