6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Grenell sulmon demokratët: Punuat 20 vite dhe dështuat të zgjidhni problemin Kosovë-Serbi

Rekomandime

Ish-emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell ka sulmuar demokratët duke thënë se u morën që 20 vite me çështjen e Kosovës dhe nuk arritën ndonjë marrëveshje me Serbinë.

- Advertisement -

Grenell ka thënë se administrata e Obamas kishte vendosur njerëz të gabuar që të merren me problemin e Kosovës dhe kështu kishte dështuar zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për NewsMax, Grenell tha se atij ju është thënë se duhet të shkoj të punojë me njerëz që kanë punuar që 20 vite me çështjen e Kosovës dhe kanë dështuar, për këtë ai thotë se formoi një ekip dhe funksionoi duke dhënë ide të reja.

“Shembulli perfekt është ai Kosovës dhe Serbisë. Më është thënë se duhet të shkoj dhe të formoj ekipin me njerëzit që kanë punuar në këtë çështje që 20 vite. Dhe unë thash a janë ata njerëz që kanë punuar që 20 vite dhe që ndoshta kanë dështuar, mos ndoshta duhen ide të reja. Por kjo nuk funksionon në Uashington, ky është mentaliteti që ata urrejnë”, ka shtuar Grenell.

- Advertisement -

Grenell thotë se problemi i administrata në Shtëpinë e Bardhë është se ata nuk duan njerëz nga jashtë, por vetëm ata që janë aty që disa vite, dhe që sipas tij kanë dështuar në çështje të ndryshme.

“Establishmenti i Uashingtonit nuk e do dikë nga jashtë të vije brenda. Presidenti Biden do të jetë me të njëjtit njerëz që kanë qenë që nga administrata e Obamas, të cilët janë larguar me milje larg. Ata do të kthehen dhe do të nisin të punojnë me çështjet që kanë dështuar. Ata duan njerëz që kanë qenë aty që një kohë të gjatë”, thotë Grenell.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit