1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Grenell tenton t’ia bëjë gropën Kurtit pasi votoi në Shqipëri

Rekomandime

Richard Grenell, ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, i ka kushtuar vëmendje votimit të kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në një postim në profilin e tij në Twitter, Grenell shkruan se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues në motivet e Kurtit.

- Advertisement -

Sipas Grenell, veprimi i sotëm i Kurtit i tregon botës aq shumë për të.

“Kryeministri i Kosovës po voton në zgjedhjet shqiptare. Kjo i tregon botës aq shumë për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues ndaj motiveve të tij”, ka shkruar Grenell ndër të tjera.

Reagimi i tij vjen pak pasi raportueja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, gjithashtu  e konsideroi të papranueshme pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si votues në zgjedhjet e përgjithshme paralamentare.

- Advertisement -

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë është e gjithë kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, shkroi Cramon.

Kurti u kritikua edhe nga opozita e tij në Kosovë, Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se kryeministrit më shumë po i intereson për zyrtarët e partisë së tij në Shqipëri sesa për qytetarët e tij në kohë të pandemisë.

- Advertisement -

Ai ka shkruar se si Shqipëria i ka vaksinuar qindra mijëra qytetarë, ndërkohë që Kosova vazhdon të jetë ndër vendet me më së paku të vaksinuar në botë.

“Albin Kurti për të satën herë po shfaqet në Shqipëri si kryeministri i Kosovës që më shumë i interesojnë bashkëpartiakët atje se fati i bashkëqytetarëve këtu. Ndërkohë Shqipëria ka arritur numrin e 400 mijë qytetarëve të vaksinuar, në Kosovë janë vetëm 20 mijë të tillë në pritje të një tjetër kontigjenti ndihmash me vaksina”, ka shkruar Hoxhaj.

Reagime pati edhe nga avokati Dastid Pallaska, i cili e ka quajtur Kurtin kryeministër me gjysmë orari dhe të zgjedhur nga qytetarë sezonal. Si dhe nga ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili tha se tha se “Kurti e ka kokën si struci në Kosovë, ndërsa bishtin e mban lart në Shqipëri”.

Por, ndaj të gjitha reagimeve të bëra, Kryeministri Kurti zgjodhi t’i postojë disa fotografi nga votimet atje, duke thënë se pas votimit është kthyer në Kosovë.

“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit