9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Kamikazët” e qiellit gati për Ukrainën

Rekomandime

Britania është mbështetësja më e madhe e Ukrainës në Iuftën e saj ndaj Rusisë duke dërguar vazhdimisht armatime për trupat e Kievit.

Daily Mail shkruan këtë të premte se Britania e Madhe do t’i dërgojë Ukrainës dronë “kamikazë” për të Iuftuar pushtimin rus. Këta dronë godasin objektivin duke u shkatërruar edhe vetë.

- Advertisement -

Por jo vetëm kaq, Britania e Madhe po mendon të dërgojë një ngarkesë tjetër me sisteme kundërajrore dhe raketa që mund të përdoren kundër flotës ruse në Detin e Zi.

Kjo lëvizje e Britanisë së Madhe vjen pasi liderët e Perëndimit ranë dakord për të rritur mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës, duke përfshirë edhe automjetet e blinduara dhe artilerinë e rëndë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit