11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Grenell thotë se ka folur me Thaçin, tregon çka biseduan

Rekomandime

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka treguar për T7 se ka folur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se sistemi i drejtësisë duhet ta bëjë punën siç duhet, por e cilësoi Gjykatën Speciale si shumë politike.

Grenell, i cili po qëndron në Kosovë uroi që sistemi i drejtësisë të punojë më shpejt në rastin e ish-presidentit Thaçi, ndërsa vlerësoi se Gjykata Speciale e parandaloi arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

“Kam folur me ish-presidentin Thaçi. Mendoj se duhet ta lëmë sistemin gjyqësor të bëjë punën e tij. Unë uroj që ata të jenë shumë më të shpejtë. Është e turpshme që u deshën 20 vjet për të arritur në këtë pikë. Mendoj se gjykata është shumë politike, ata e panë që ne po shkonim drejt një marrëveshjeje”, tha Grenell.

Ai u shpreh se “BE-ja duhet të bëjë diçka për këtë” dhe theksoi se “politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi”,

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit