7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Grenell tregon çfarë do të diskutohej në takimin që u anulua, mes Kosovës e Serbisë

Rekomandime

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj shkrimit të “The New York Times”, ku thuhej se aktakuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi, prishi planet e Presidentit Amerikan Donald Trump për një marrëveshje “të keqe”, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Grenell ka thënë se qëllimi i SHBA’së ka qenë që të përqendroheshin në punë dhe ekonomi.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk kanë qenë për një fitore të shpejtë dhe se nuk është diskutuar kurrë shkëmbimi i territoreve.

“Shumë gabime në këtë pjesë. Dhe nuk është çudi…reporteri nuk ka folur kurrë me mua. Qasja jonë ka qenë gjithmonë të përqendrohemi në punë dhe ekonomi. -Asnjëherë nuk kemi besuar se kjo do të ishte një fitore e shpejtë (një tregim i vazhdueshëm mediatik që është plotësisht i gabuar dhe pa asnjë fakt) Gjithashtu:-Unë fola direkt me Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare gjermane dhe franceze për të koordinuar qasjen tonë të kufizuar (dhe vetëm ekonomike). Shkëmbimi i territoreve nuk janë diskutuar kurrë para meje. -Nuk do të përfshihemi në politikën e Kosovës / Serbisë. Ne koordinohemi me këdo që është përgjegjës”, ka shkruar Grenell, përcjell Gazeta Metro.

- Advertisement -


Kujtojmë se Ambasada e Francës në Kosovë sot ka deklaruar se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë të gatshëm për fillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Madje, ky i fundit pret palë nga të dy vendet për takim në Samitin e Parisit më 7 korrik.

- Advertisement -

Theksojmë se vizita se takimi i 27 qërshorit në SHBA është anuluar, pas propozim aktakuzës nga zyra e Prokurorit të Specializuar, ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit