19.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Greqia gënjeu vetën, anija turke u tërhoq për tu rikthyer me e fortë

Rekomandime

Ministria e Jashtme turke deklaroi se kthimi i bujshëm i anijes kërkimore të saj, Oruc Reis në portin e Antalias u bë për arsye “mirëmbajtjeje dhe për furnizime”, duke u bërë jehonë komenteve të ngjashme nga Ministria e Energjisë, të cilat sfidojnë raportet se largimi u bë për të shtensionuar situatën në Mesdhe, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu.

- Advertisement -

Kthimi i Oruc Reisit në Antalia këtë fundjavë është interpretuar si tregues se Ankaraja është e përgatitur për t’u angazhuar në bisedime me Athinën, çka ngjalli reagimin e shpejtë të kryeministrit grek, Kyriakosh Mitsotakis, i cili u shpreh i gatshëm për të diskutuar konfliktin me palën turke.

Tërheqjen e anijes, ai e përshkroi si një hap të parë pozitiv përpara dhe si shenjë që tregon se mund të ulen në tryezën e negocjatave. Por ndërkohë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi dhe ai se vendi i vet nuk është tërhequr nga misioni ne Mesdheun Lindor.

Ai shtoi se pas tërheqjes së Oruc Reisit, aktivitetet e shpimit po i vazhdojnë në zonë dy anije të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit