1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Greqia “kërcënon” Gjermaninë: Mos i shisni nëndetëse Turqisë

Rekomandime

Ministri i Jashtëm grek Nikos Nikos Dendias ka paralajmëruar Gjermaninë të mos i shesë nëndetëse Turqisë, pasi ky veprim sipas tij do t`i ndryshojë ekuilibrat në Detin Egje në favor të Ankarasë.

- Advertisement -

Kryediplomati grek zhvilloi një takim në Athinë me zëdhënësin e grupit parlamentar të Social Demokratëve (SPD) për punët e jashtme në parlamentin gjerman, Nils Schmid.

“Unë nuk mund të mos shpreh zhgënjimin tonë të thellë për rolin e SPD lidhur me embargo e armëve ndaj Turqisë. Si Kryeministri Mitsotakis, ashtu edhe unë ua kemi thënë pothuajse të gjithëve në Gjermani sesa e nevojshme është të ruhet ekulibri në Egje”, tha Dendias.

Athina u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve të saj në BE të vendosin një embargo ar.mësh ndaj Turqisë, nisur nga përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve në Mesdheun Lindor, që i cuan ato në prag të konfliktit të amatosur.

- Advertisement -

Gjermania, Spanja dhe Italia kanë bllokuar kërkesën e Greqisë në Këshillin e BE-së, ndërsa SPD votoi së fundi projekt-ligjit që ndalon eksportin e nëndetëseve në Turqi.

Dendias pretendon se dorëzimi i nëndetëseve një vendi që vazhdon të destabilizojë rajonin, do të ndryshojë balancën e pushtetit në kurriz të shteteve që sipas tij duan qëndrueshmëri dhe respektojnë rregullat ndërkombëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit