-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Grida Duma lë në baltë Bashën: Jep dorëheqjen nga posti i kryetarit

Rekomandime

Nënkryetarja e PD, Grida Duma i ka kërkuar Lulzim Bashës që të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.

Pas deputetëve, Bushati, Gjekmarkaj dhe Sule të cilët kanë kërkuar që Basha të mbante përgjegjësi për humbjen dhe të jepte dorëheqjen, ka qenë edhe vetë Grida Duma e cila e ka kërkuar diçka të tillë.

- Advertisement -

Të gjitha këto diskutime kanë ndodhur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku shumica e deputetëve të pranishëm i kanë kërkuar Lulzim Bashës të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë dhe të zhvillohen zgjedhje të reja.

Agron Gjekmarkaj ka qenë drejtuesi i parë i lartë që ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të partisë duke marrë përgjegjësi mbi humbjen e pësuar në zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashkitë e vendit.

Diskutimet

- Advertisement -

Grida Duma: Tani para se te na drejtohesh ne me pyetje kam une nje pyetje per ty: A ndjen ti kryetar pergjegjesi morale personale per kete humbje?! Lideri ne nje parti politike eshte 90 % dhe numrat dy tre apo 27 cfaredo te bejne nuk e zevendesojne dot as permiresojne dot liderin. Degjova qe e niset fjalen tuaj kryetar duke thene ose me mua ose ketu do tju vije Sali Berisha.

Sali Berisha duke dashur tju munde ju, mundi Partine Demokratike. Kjo gare u be PD kunder PD dhe kjo nuk eshte ne asnje moment e pranueshme me. Nese doni te jeni i sinqerte vertete ju keni humbur shume beteja, dhe nga ky pranim nis zgjidhja. Nese doni te jeni i sinqerte beni pyetjen troc: Ka dy pyetje te mundshme qe mund te na besh e para: – ju lutem behuni me mua te gjthe qe une te mbaj partine demokratike se keshtu dua une si individ. Pyetja tjeter eshte: Si do bejme qe pertej meje te ngreme partine demokratike per vete partine demokratike. Cilen pyetje po na drejtoni te paren apo te dyten?

- Advertisement -

Ne kete gare per shkak te luftes midis Sali Berishes dhe jush humbi partia demokratike. Ne kete beteje ne beme gjithcka te mos e benim betejen Berisha kunder Bashes por nuk e evituam dot. Ju thoni sot ketu “o te jem une ose ketu do jete Sali Berisha” pra o une o askush nuk mundet. Cka do te thote qe kulti i individit që po luftojme eshte eddue me i rrenjosur

Selaudin Jakupllari: Z.Basha duhet te punojme per bashkim. Duhet te reflektosh. Berisha e ka mbyllur me PD por duhet te bashkojme bazen!

Eralda Taso Bane: Duhet te bashkohemi sepse strukturat treguan qe jane jofunksionale. Ne ju kemi mbeshtetur ne gjithcka kryetar, por eshte monenti qe duhet te sakrifikosh.

Ramadan Lika: Z.Basha une s’te kam kerkuar kurre gje dhe te kam kthyer Koplikun si fitues. Jam gati te dorezoj mandatin. Duhet zgjidhje, thua qe skena humb, si nuk kena humb ne jemi shkaterru. S’duhet te dalim pa vendim qe ketu.

Kasem Mahmutaj: Duhet nje gare e hapur, te gjejme kush e bashkon nepermjet zgjedhjeve! Ne mund te flasim gjithe naten por ketij debati zgjidhje i jep vota!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit