Darko Stoshiq mbetet gojëhapur me Serbinë: A është e mundur kjo me Kosovë

    0
    327

    Shumë polemika ka në Serbi para Kampionatit Botëror në boks, që fillon me 24 tetor dhe përfundon me 6 nëntor.

    Ngjarja më e madhe botërore mbahet në palestrën “Arena” në Beograd.

    Në Serbi ka shumë polemika me paraqitjet se si do të duken medaljet.

    Kështu shkruan ky farë Stoshiqi

    Aty është paraqitur edhe harta e këtij shteti. Serbët janë të frustruar, ka polemika të ashpra, ndër ta ka reaguar edhe luftëtari i MMA-së. Darko Stoshiq.

    “A është e mundur kjo!

    Harta e Serbisë pa Kosovën në medaljet e Kampionatit Botëror të boksit që po mbahet në Serbi?”, shkruan Stoshiq.

    Ky farë Stoshiqi e di mirë se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, por mendësia e tij është e kohës së kryekasapit Sllobodan Millosheviq.