9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Grida Duma thotë që suImi ndaj Top Channel ishte i njëjtë sikur NATO’ja kur bombardoi Serbinë

Rekomandime

Grida Duma dha mbrëmë një deklaratë skandaloze derisa po fliste për vrasjen e rojë së Top Channel-it, përkatësisht gjuajtën me kallashnikov kundrejt godinës së televizionit. Këtë akt ajo e ka krahasuar me bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë.

- Advertisement -

Tha se këto sulme kanë ndodhur vetëm në vendet ku ka pasur luftë, përmendi Serbinë por siç duket Duma e cila së fundmi është punësuar në Top Channel, si “gazetare” nuk i ka parë asnjëherë pamjet e pushtimit të Radio Televizionit të Prishtinës nga forcat serbe.

Grida Duma skandalizon: Krahason vrasjen e rojës së Top Chanel me bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Afro 33 vjet më parë forca të mëdha policore pushtuar Radiotelevizionin e Prishtinës, shumë punëtorë shqiptarë u larguan nga vendet e tyre të punës, u ndërpre edhe transmetimi programor në gjuhën shqipe. Duke pasuar me masa tjera tejet të dhunshme.

- Advertisement -

Edhe ky akt mund të cilësohet si “akt i paprecedentë ndaj fjalës së lirë”, kjo lë të nënkuptosh që Duma nuk është përpjekur mjaftueshëm me “kërkimet” e saj për të parë, se ku realisht kanë ndodhur këto sulme brutale ndaj medias. Në vend të kësaj ajo përmendi bombardimet e NATO-s kundrejt një Serbie të dhunshme ndaj Kosovës, që la mijëra të vdekur e të tjerë të zhdukur që edhe sot nuk dihet për fatin e tyre.

“Ne si Top Story u përpoqëm të bëjmë kërkime kudo, ku ka ndodhur të goditet një media dhe fjala e lirë në këtë mënyrë, një media kaq e madhe prestigjioze. Vetëm në vendet ku kanë luftë. Aktualisht po të shikoni ka ndodhur në Ukrainë, ka ndodhur në Irak ka ndodhur në Serbi kur forcat e NATO-s bombardonin. Nuk ka raste të tilla, sot në aktualitetin e tanishëm”, u shpreh ajo mes tjerash përcjell Insajderi.

- Advertisement -

Më poshtë mund të ndiqni pamjet se si paramilitarët serb okupuan RTP-në me 5 korrik të vitit 1990:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit