Kanë dalë pamje të reja nga martesa e kryemyftiut të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, me gruan 50 vjet më të re.
Disa media shqipe në Maqedoni kanë shkruar sot se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.
Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re.
Kurorëzimi është bërë në muajin e Ramazanit.
Siç raporton Libertas, bashkëshortja e re e reisit Rexhepi është 50 vite më e re.
Kryetari i BFI-së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.