3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Arun Chaudhary i dëshpëruar që Kushtetuesja vendosi kundër Kurtit: Po tradhtohet populli!

Rekomandime

Përmes një reagimi në Twitter-it ndaj Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, amerikano-hebreu me origjinë indiane nuk është pajtuar me qëndrimin e ShBA-ve që thërret për respektim të vendimit që i jep të drejt dekretit të Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin.

- Advertisement -

“Ju po e tradhtoni popullin e Kosovës, një nga aleatët më të palëkundur të Kosovës dhe po e dëmtoni sigurinë e dy kombeve tona. Njëjtë sikurse shefi juaj, por me një gramatikë më të mirë”, ka shkruar Chaudhary, në një reagim ndaj deklarimit të Ambasadës së ShBA-ve.

Vlen të theksohet se Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në video-komunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës.

Chaudhary, i cili ishte drejtori i New Media Road në fushatën presidenciale të Barak Obamës në vitin 2008, së fundmi ishte i përfshirë në fushatë në kampin e Bernie Sanders, ish-kandidat për president të SHBA-së.

- Advertisement -

Arun Chaudhary, hebreo-amerikani me origjinë indiane, i cili punoi për fushatën e ish-presidentit amerikan, Barak Obama, dhe ishte videografisti zyrtar i videomesazheve të Shtëpisë së Bardhë (2009-2011), ishte një nga njerëzit që ndihmoi Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit në Kosovë, e që rezultoi me fitoren e Vetëvendosje dhe zgjedhjen e Albin Kurtit në krye të qeverisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit