Kujdestares së klasës i dridhet zëri derisa e përshkruan nxënësen e saj që u mbyt mbrëmë

0
175

Merita Cula, profesoreshë e gjimnazit “Hysni Zajmi, mes lotësh e ka përshkruar nxënësen e saj, të cilës iu mur jeta mbrëmë në Gllogjan.

Për 17-vjeçaren, ka thënë se ishte nxënëse e shkëlqyer.

“Me familjarët s’kam mundur të kontaktojë, por me pjesën tjetër të klasës jemi tronditur të gjithë. Jam qe tre vite kujdestare e klasës. Nëpërmjet rrjeteve sociale e kom pa, pastaj të gjithë tu shkru në grup a është e vërtetë. Ka qenë nxënëse e shkëlqyer. Mungesa s’ka pasur. Në orën 18:00 e kanë pasur autobusin për në shtëpi, por sonte nuk arriti që të shkonte”, ka thënë ajo mes lotësh në Klan.

Më poshtë keni videon.

VIDEO