1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gruaja e kryeministrit Kurti nervozon mediet serbe, e quajnë skandal promovimin e librit të saj në Beograd

Rekomandime

Libri “Ideja e lirisë dhe ‘Vetëvendosja’” e Rita Augestad Knudsen, bashkëshorte e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti u promovua sot në Beograd. Me këtë rast Këshilli i Helsinkut për të drejtat e njeriut që ka përkthyer librin në gjuhën serbe organizoi krahas promovimit edhe bisedën me temën Vetëvendosja.

- Advertisement -

E sipas medias serbe “Novosti”, ky promovim është skandal. “Skandali në mes të Beogradit: Gruaja e Kurtit promovoi librin e saj”, thuhet në titullin e artikullit që flet për promovimin.

Autorja e cila përmes Zoom-it u kyç në konferencë është falënderuar për përkthimin dhe organizimin e bisedës në temën e të drejtës së vetëvendosjes.

Në bisedë përveç zonjës Sonja Biserko morën pjesë edhe drejtori i Forumit për raporte etnike Dushan Janjiç dhe profesori i Shkencave Politike Dragan Gjukanoviç, ndërsa online janë kyçur edhe drejtori i KIPRED në Kosovë Dr Lulzim Peci, profesori i Shkencave Politike në Sarajevë Nerzuk Çurak dhe profesori i Fakultetit Juridik në Podgoricë Srgjan Darmanoviç.

- Advertisement -

Autorja ndër tjera ka theksuar se pret që koncepti i vetëvendosjes, rëndësia dhe koncepti i të cilës po ndryshojnë të kthehet në politikën ndërkombëtare.

Libri ndër tjera, si shkruhet në hyrje flet për deklarata me rëndësi në shekullin 20 dhe 21 në temën „Vetëvendosja” që përshkruhet me luftën e zhvilluar rreth kuptimit dhe rëndësisë ndërkombëtare të lirisë dhe që ishte pjesë e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit