13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Nuk e pranoj kurrë, zbulohet identiteti i tre vajzave të Vladimir Putinit

Rekomandime

Presidenti rus Vladimir Putin mendohet se ka 3 vajza. Putin ka qenë gjithmonë i fsheht për jetën private, veçanërisht për fëmijët e tij. Putin kurrë nuk e ka pranuar publikisht se ka fëmijë, megjithëse dihet se ai ka dy vajza me ish-gruan e tij Lyudmila Putina. Por shumë kanë spekuluar se ish-kreu i KGB-së ka gjithashtu një fëmijë me sportisten e famshme ruse, ndërsa të tjerë thonë se ai lindi një fëmijë tjetër me ish-pastruesen.

Putin ka thënë më parë: “Kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Duhet të respektohet”. Por çfarë dihet deri më tani për fëmijët e Putin?

- Advertisement -

Maria Faassen

Maria Faassen, 36 vjecce është fëmija i parë i Putinit dhe vajza më e madhe e dy fëmijëve të përbashkët me ish-gruaja e tij, Lyudmila Putina, nga e cila u nda në vitin 2013 pas 30 vitesh martesë. Dyshja u njoh në fillim të viteve 1980 ndërsa të dy studionin në Universitetin Shtetëror të Leningradit. Çifti u martua më 28 korrik 1983, dhe Maria lindi në prill 1985.

Maria Vladimirovna Putina dhe e njohur gjithashtu si Maria Vorontsova mban emrin e nënës së Putinit, Maria Ivanovna Shelomova, dhe dukej e destinuar të bëhej shkencëtare që në fillim.

- Advertisement -

Maria tregoi aftësi të mëdha për shkencat në shkollë si fëmijë i vogël në Gjermaninë Lindore dhe si adoleshent në Moskë, përpara se të vazhdonte studimet për biologji në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut. Pas përfundimit të studimeve, ajo hyri në shkollën e mjekësisë në Moskë dhe që atëherë është bërë një endokrinologe pediatrik dhe një nga ekspertët më të mirë të Rusisë për nanizmin.

Ajo së fundmi u shfaq në televizionin shtetëror rus për të diskutuar kërkimet e saj mbi testimin gjenetik dhe përpjekjet për të luftuar sëmundjet e rralla gjenetike te fëmijët. Tashmë është e martuar me biznesmenin holandez Jorrit Faassen me të cilin ka një fëmijë, duke e bërë presidentin rus gjysh.

- Advertisement -

Katerina Tikhonova

Katerina Yekaterina Vladimirovna Putina, është fëmija i dytë i Presidentit rus dhe motra më e vogël e Marias. Katerina hoqi mbiemrin Putina, duke zgjedhur në vend të kësaj të merrte mbiemrin e gjyshes së saj nga nëna, Yekaterina Tikhonovna Shkrebneva. Ajo lindi në gusht 1986 dhe ndoqi të njëjtat shkolla në Gjermaninë Lindore dhe Moskë me motrën e saj, por mori një drejtim krejtësisht ndryshe. 35-vjeçarja tani është drejtoreshë për Institutin për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe gjithashtu ka studiuar në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut, Katerina është ndoshta më e njohur për suksesin e saj si kërcimtare rock ‘n roll.

Katerina u bë anëtare e Këshillit të Rusisë për Zhvillimin e Kulturës Fizike dhe Sporteve Masive në vitin 2019, dhe gjithashtu ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e vallëzimit akrobatik rock ‘n roll – diçka që ka qenë prej kohësh një disiplinë e veçantë.

Për vite, vajza e dytë e Putinit shërbeu si zëvendëspresidente për zgjerimin dhe marketingun në Konfederatën Botërore të Rock and Roll (ëëRC). Katerina ka qenë më parë e martuar me Kirill Shamalov – pronar i SIBUR Holding, një kompani ruse petrokimike – dhe djali i bashkëpronarit të një prej bankave më të mëdha të Rusisë. Çifti u divorcua në vitin 2018, dhe u zbulua se ata ndanin pasuri prej rreth 2 miliardë dollarësh.

Luiza Rozova

Luiza Rozova, 18 vjeçe, nuk është pranuar kurrë zyrtarisht nga presidenti rus, por shumë besojnë se ajo është fëmija i tretë i Putinit. Luiza është vajza e pastrueses, e kthyer në multimilionere, Svetlana Krivonogikh, 45 vjeç, tani një bashkë-pronare e një banke të madhe ruse dhe një nga gratë më të pasura të vendit.

Lideri rus Vladimir Putin, mendohet se ka pasur një lidhje me Krivonogikh dhe vetë Rozova e ka pranuar se ajo ndoshta duket e ngjashme me një Putin të ri. Krivonogikh nuk i ka komentuar kurrë pretendimet se vajza e saj ishte me Putin. Rozova, e cila kishte 84,000 ndjekës në Instagram, ndaloi së postuari publikisht pesë muaj më parë kur u ngritën për herë të parë dyshimet për grumbullimin e trupave ruse në kufirin ukrainas, duke shkaktuar dyshimin se Putini e kishte detyruar të heshte. Disa besojnë se Rozova nuk është fëmija më i vogël i Putinit.

Presidenti rus ka qenë prej vitesh i përfshirë në polemika mbi lidhjen e tij të dyshuar me Alina Kabaeva, një sportiste olimpike. Kabaeva është një nga sportiste më të dekoruara në historinë e gjimnastikës ritmike, me 2 medalje olimpike, 14 medalje të Kampionatit Botëror dhe 25 medalje të Kampionatit Evropian.Shumë rusë e panë atë si arsyen e prishjes së martesës së Putinit me Lyudmila, nëna e dy vajzave të para të Presidentit.

Alina ka qenë prej kohësh e lidhur me Putinin, ata janë fotografuar në ngjarje të panumërta sëbashku, dhe Kabaeva dikur foli për një burrë misterioz, të cilin ajo tha se e do shumë. Sportistja u fotografua shtatzënë në vitin 2015, duke ndezur thashethemet se ajo ka sjellë në jetë fëmijët e Putin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit