7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Publikohet letra e një spiuni rus: Nuk kemi shanse për fitore, nuk përjashtojmë mundësin e goditjes bërthamore

Rekomandime

Një spiun i FSB (Shërbimi Federal i Sigurisë) që është pasardhëse e KGB-së ruse, ka pohuar se fitimi i luftës nga ana e Rusisë tani është i pamundur, duke thënë se mbrenda Kremlinit ka zëra që e fajësojnë agjensinë e spiunazhit për dështimet e deritanishme si dhe duke ngjasuar Putinin me Hitlerin se po dëshiron fillimin e një lufte botërore, shkruan Daily Mail.

Përmbajta e saj u publikua pasi që u raportua se një oficer tjetër i lartë i ushtrisë rusë është vrarë në Ukrainë.

- Advertisement -

“Askush nuk e dinte që do të jetë një luftë e tillë, askush nuk ishte përgaditur për sanskione të tilla”, thuhet në raport.

“ Thjesht nuk ekziston më asnje mundësi për të fituar luftën”.

Autori tha se atyre u është thënë që të qëndisin raportin e tyre në mënyrë që të kënaqin mbikëqyrësit e tyre.

- Advertisement -

“ Na është bërë presion për të përshtatur raportin sipas kërkesave të menagjmentit- njëherë kam folur shkarazi për këtë temë”, tha autori.

“Të gjitha këto konsultime, politikanë, ekipet me ndikim- të gjitha kanë krijuar kaos”.

- Advertisement -

“Tani, edhe nëse Zelenskyy vritet ose burgoset, asgjë nuk do të ndryshoj”, thuhet në raport.

“Dhe tani, madje, edhe ata që kanë qenë besnik ndaj nesh, tani janë kundër neve. Sepse kjo ka qenë e planifikuar nga lart, sepse ne na është thënë që nuk ka mundësi të tillë, derisa ne nuk sulmohemi”.

“Qoftë edhe me rezistencën më të vogel të ukrainasve, ne do të kishim nevojë për më shumë se 500.000 njerëz, pa përfshirë furnizimet dhe puntorët logjistikë”, pohon autori.

Tutje, autori paralajmëroi se vendi i tij po rrëshqet drejt një lufte më të madhe.

“Tani nuk e përjashtoj mundësinë që ne do të shkojmë drejt një konflikti real ndërkombëtar, sikur Hitleri në 1939”.

“Dhe atëherë simboli ynë pro-rus ‘Z’, do të krahasohet me ‘swastika’ (shenja e Nazsimit)”.

Autori gjithashtu përmendi mundësinë nëse Putin do të inicoj një goditje bërthamore kundër Perëndimit.

“A ka shanse për një sulm lokal bërthamor? Po. Por jo për qëllime ushtarake (ajo nuk do t’i sillte asgjë-kjo është armë për vetëmbrojtje), por me qëllimin për të indimiduar të tjerët”, thuhet në raport.

Postimi i gjatë i të supozuarit spiun i FSB-së ruse u shpërnda nga drejtori i grupit për të drejtat e njeriut ‘Gulagu’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit