8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Latifi: Politikanët merren me pushtetin, derisa mjekët i marrin vaksinat në Kukës, e serbët kosovarë në Serbi

Rekomandime

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se pushteti është interesi i vetëm i përfaqësuesve politik të vendit, përkundër situatës pandemike.

Latifi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se përderisa mjekët kosovarë po i marrin vaksinat kundër koronavirusit në Shqipëri, e serbët kosovarë në Serbi, interesi i politikanëve kosovar është, siç e quan ai, “rehatimi në institucione”.

- Advertisement -

Ndryshe, përgjatë ditës së sotme, 250 punonjës mjekësor nga Kosova janë imunizuar me vaksinën anti-Covid në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Mjekët kosovarë po marrin vaksinën anticovid në Kukës, serbët e Kosovës në Serbi, ndërkaq politikanët në Prishtinë merren me të vetmen gjë që realisht u intereson: kush ku po rehatohet në institucione e parti politike? Kush po bëhet ministër e kush zëvendësministër? Pse ky, e jo ai? Kush po hyn në kryesi të filan partisë, e kush po mbetet jashtë? A po bëhet presidente Vjosa Osmani, a dikush tjetër? Kush hyri në Kuvend, e kush jo? E të tjera pyetje të këtij lloji, pyetje që na shpërfaqin faktin se në Kosovë veç një pyetje politike ka rëndësi: Kush çka merr nga pushteti?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit