3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Gruaja vodhi fëmijën e porsalindur nga spitali, ishte e frikësuar t’i thoshte burrit se abortoi

Rekomandime

Një grua rrëmbeu një foshnje në spital për të fshehur abortin e saj.

Sriëaluck Akethamsatien, 27 vjeç, humbi foshnjën e saj muajin e kaluar por vazhdoi të shtiret se ishte shtatzënë para se të vizitonte spitalin në Phang Nga, Tajlandë, këtë javë.

Gruaja i tha burrit të saj se kishte shkuar në spital për të lindur dhe do të qëndronte gjatë natës, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Ajo u miqësua me një çift në spital i cili e kishte mirëpritur një vajzë foshnje të hënën, pastaj ua vodhi fëmijën e tyre duke u thënë se dëshironte ta bënte një shetitje me të.

Akethamsatien tha: “Unë isha shtatzënë, por kisha bërë një abort dhe nuk mund t’i tregoja burrit tim, sepse ai donte të bënte një fëmijë aq shumë.

“Vazhdova të shtiresha kinse jam ende shtatzënë, atëherë i thashë burrit tim që do të shkoj në spital dhe do të qëndroj atje për të lindur fëmijën. Unë në të vërtetë e kalova atë kohë duke bërë miq me familjen që kishin një vajzë foshnje. Unë e mora foshnjën pasi ata më besuan që ta mbaja dhe e solla në shtëpi. Burri im u gëzua sepse mendoi se ishte fëmija i tij.”, ka treguar ajo.

- Advertisement -

Kamerat e kapen atë duke ikur me fëmijën në krah duke përdorur një hixhab për të fshehur fytyrën e saj edhe pse ajo është budiste dhe jo myslimane.

Pamjet tregojnë se ajo po ikte nëpër korridorin e spitalit para se të ngjitej në pjesën e pasme të një motori.

- Advertisement -

Oficerët bastisën shtëpinë e saj atë natë dhe e gjetën të sigurt atë dhe vajzën e vogël – me burrin që ishte në gjendje të tronditur kur mësoi të vërteten.

Ajo u arrestua nga policia dhe nënkoloneli i policisë Niphon Yanpisarn tha se Akethamsatien do përballet deri në pesë vjet burg për rrëmbimin e një fëmije.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit