7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Konjufca i VV-së: Armend Zemaj e kushtëzoi qeverinë Hoti me pozitën e ministrit

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka thënë se njëra prej arsyeve kryesore pse VV-ja ka nisur mocion për rrëzimin e Qeverisë Hoti, është menaxhimi i situatës me Covid-19.

- Advertisement -

“Në rastin e Kosovës dhe Qeverisë Hoti duke i parë pasojat katastrofike sa i përket menaxhimit të pandemisë, unë mendoj se është kjo arsyeja kryesore pse na ka shtyrë drejt mocionit”, ka thënë ai në Kanal 10.

Konjufca ndërsa ka folur për ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ai e ka kushtëzuar votën për qeverinë Hoti me pozitën e ministrit, shkruan Reporteri.net.

“Vetëm për një arsye, jo pse e di shëndetësinë, vetem pse i ka qit kusht qeverisë Hoti. Një deputet i cili ka thënë boll më, nëse nuk bëhem ministër kësaj here, e ka kushtëzuar votimin e qeverisë, ky është informacion i brendshëm”, ka thënë Konjufca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit