1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Grupi Kumanova”: Shpresën e fundit e kemi te Qeveria Kurti

Rekomandime

Sot bëhen 6 vjet nga konfIikti  “Lagjen e Trimave” të Kumanovës.

“Lagjja e Trimave” është një nga rastet më të mëdha të historisë moderne të Maqedonisë së Veriut që është kualifikuar nga Gjykata Themelore si terr.orizëm, ku si pasojë e së njëjtës kanë humbur jetën 8 policë dhe 37 të tjerë janë pIagosur, ndërkaq nga pala tjetër që kanë Iuftuar me forcat poIicore kanë humbur jetën 10 persona.

- Advertisement -

Për këtë ngjarje kanë folur tre personat që kanë Iuftuar Muhamet Krasniqi i njohur si komandant Malisheva me burgim të përjetshëm, Naser Baraliu poashtu me burgim të përjetshëm dhe Enver Hoxha i dënuar me 40 vite burgim.

Muhamet Krasniqi, komandant “Malisheva”, ka thënë se nisma e gjithë zanafillës ka nisur në Dukagjin.

Ai ka thënë se në lagjen e Trimave është vendosur i fundit, tre orë pa nisur Iuftimet.

- Advertisement -

Komandant “Malisheva” ka hedhur akza duke thënë se në rastin “Kumanova”, janë të përfshirë edhe struktura të PoIicisë se Kosovës.

Ai nuk ka dhënë emrat e eprorëve të poIicisë që thotë se ka biseduar.

- Advertisement -

“Do të merren organet kompetente dhe do të merret drejtësia që e kanë nxit Mirsad Ndrecaj e Beg Rizajn. Mirsad Ndreca dhe Beg Rizaj janë tradhtuar dhe na bashkë me ta jemi të tradhtuar”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur besimin se rasti do të zbardhet pas ardhjes së Qeverisë Kurti.

“Do të zbardhet rasti me qeverinë Kurti dhe do të dalë e vërteta në shesh”, ka thënë ai, shkruan Reporteri.net.

Komandant “Malisheva” më tej thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i bëjë presion shtetit që të zbardhet e vërteta.

“Shteti i Kosovës duhet me ju bo presion partive shqiptare në Maqedoni dhe të nxjerret e vërteta. Pika një me u marrë veç me deklaratat e tyre mund të zbardhet e vërteta. Te Qeveria Kurti e kemi shpresën e fundit”, ka thënë ai.

Komandant “Malisheva”, ka thënë se Iuftën e kanë filluar ushtria maqedonase, dhe ata kanë qenë në gjumë kur kanë hyrë në lagje.

“Kane ardhur me na Iikuiduar në gjumë”, ka thënë ai.

Kurse, Naser Baraliu paoshtu i dënuar me burgim të përjetshëm ka thënë se nuk e di ku e ka zanafillën e gjithë ngjarja, por se e gjitha sipas tij ishte një kurth.

“Nuk e di ku e ka zanafillën kjo por ishte një kurth, tradhti ish kanë prej fillimit. Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecen i kanë rrejt”, ka thënë Baraliu.

Enver hoxha i dënuar me 40 vite, ka thënë se qe gjashtë vite presin angazhim nga ana politikës, por deri tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit