16.1 C
Pristina
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Vogëlushi që ia tërhoqi vëmendjen edhe Challandesit: ‘Ëndrra vazhdon, kokën lartë djema’

Rekomandime

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, pas humbjes 2-1 në Çeki.

Futbollistët e Kosovës e përjetuan rëndë atë humbje, për shkak të cilës humbën shansin e parë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, por ëndrra vazhdon, përmes Ligës së Kombeve.

Në stërvitjen e parë në “Fadil Vokrri”, dy ditë para ndeshjes me Anglinë, pati shumë përkrahje për djelmoshat e ‘Dardanëve’.

Një vogëlush kishte një pankartë në duar dhe kishte shkruar “Ëndrra vazhdon, kokën lartë djema!”.

Ndër të tjera, aty shkruhej edhe: “Krenar me të Mërgim”, dhe mbante në duar foton e Vojvodës i dëshpëruar pas vërshëllimit të fundit të gjyqtarit mbrëmë në Çeki.

Kjo fotografi tërhoqi vëmendjen e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes dhe kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Kosova ka bërë shumë në këto eliminatore, pavarësisht dështimit për të siguruar vendin e dytë në Grupin A.

Ëndrra për të luajtur në Euro 2020 vazhdon për ‘Dardanët’, pasi shansi tjetër është Liga e Kombeve, aty ku Kosova arriti rezultate mahnitëse dhe fitoi grupin e saj duke u kualifikuar në play-off.

Më shumë artikuj

Të fundit