3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Guri i Zi i Mekës, fotografi me rezolucion të lartë siç nuk e keni parë kurrë më parë

Rekomandime

Një agjenci e qeverisë Saudite, ka njoftuar se janë ekspozuar, për herë të parë, fotografi me rezolucion të lartë të gurit antik fetar, në qytetin e shenjtë të Mekës.

Imazhet e al-Hajar al-Aswad, ose Guri i Zi, janë deri në 49 000 megapiksel në madhësi dhe u deshën më shumë se 50 orë për t’u fotografuar. Agjencitë inxhinierike të dy xhamive të shenjta realizuan 1050 foto të gurit, secila prej tyre 160 gigabajt. Guri u fotografua për shtatë orë, thanë autoritetet.

- Advertisement -

Një anëtar i studimeve Islame, në Universitetin e Oksfordit, tha për CNN se është hera e parë që ka një foto digjitale të zmadhuar të gurit, për ta parë atë nga afër dhe për të kuptuar që nuk është në të vërtetë i zi, sic dihet.

“Në traditën myslimane, guri konsiderohet të jetë një relikt i shenjtë, dhe ndonëse është e pashembullt të shohësh një fotografi të gurit, duket se shkenca po luan një rol të madh edhe në fe”, shtoi ai.

- Advertisement -

Guri është i përshtatur me argjend të pastër në këndin juglindor të Qabes (Ka’bah), ndërtesa në formë kubi e ndërtuar, sipas Kuranit, nga Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili.

- Advertisement -

Meka konsiderohet si qendra shpirtërore e Islamit dhe në të çdo vit, kryhet pelegrinazhi më i rëndësishëm vjetor. Gjatë Haxhit, adhuruesit ecin në drejtim të kundërt të orës rreth monolitit të zi, duke prekur apo puthur al-Hajar al-Aswad kur kalojnë pranë.

Sipas studiuesve të islamit, guri fillimisht ishte i bardhë, jo i zi. Mendohet se njerëzimi duke prekur gurin dhe duke kërkuar falje nga Zoti, u shndërrua i zi, duke pasqyruar mëkatet e njerëzimit.

Shkencëtarët theksojnë se guri mund të jetë një meteorit, ose të ketë rënë nga qielli. Megjithatë, njerëzit e puthin gurin sot dhe e shohin si të shenjtë sepse Omar, kalifi i dytë mysliman, u tha ndjekësve se ai kishte parë Profetin Muhamed ta bënte atë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit