2.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Gusht i përvëluar, bëhuni gati po vjen i nxehti afrikan!

Rekomandime

I nxehti afrikan po vjen. Do të pushtojë Evropën javën e ardhshme dhe na pret një gusht përvëlues me temperatura mbi 40 gradë celcius.

- Advertisement -

Sipas meteorologëve, trazirat po largohen dhe pas një pjese të parë të verës, të pranueshme, kjo e fundit tani do të shpalosë më të mirën e mundshme të saj; po vjen vapa e madhe. Deri më tani në fakt, në pjesë të ndryshme të kontinentit, është regjistruar një verë pak a shumë normale, me alternime mes fazave të kohës së bukur dhe të freskët dhe stuhive të shpejta që janë parë në disa rajone në Italinë e veriut apo edhe në vende të tjera përreth. Por tani, ekspertët flasin për një valë të nxehti afrikan që po vjen ndërkohë që java e parë e gushtit do të jetë e zjarrtë.

E kjo konfirmohet nga modelet matematikore më të besueshme. Ai më i preri, modeli amerikan GSF (Global Forecast System) tregon ardhjen e një mase ajri saharian rreth 4-5 gushtit. Pjesa e parë e gushtit, sipas ekspertëve, do të jetë pa lagështira, me një mot të pastër dhe stabël ndërsa në vijim, mërkuri në termometër nuk do të ndalet së ngrituri. Për sa i takon fundjavës, meteorologët thonë se trazirat që kanë kaluar ditët e fundit në pjesën veriore të Iitalisë, tani do të zhvendosen shpejt drejt Ballkanit për ti lënë vendin, javën e ardhshme, masave të presionit të lartë nga Afrika e Veriut që do të sjellin ditë me diell por shumë të nxehta në të gjithë zonën përreth Mesdheut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit