10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Situatë e rëndë brenda dhe jashtë kufijve, shifra alarmante të të infektuarve godasin Kosovën e rajonin

Rekomandime

Numri i rasteve të reja me COVID-19 është rritur dukshëm ditëve të fundit. Përveç në Kosovë, shifra të larta të të infektuarve janë regjistruar edhe në vendet e rajonit. Situata në këto shtete po cilësohet si alarmante.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar katër raste të vdekjes dhe janë konfirmuar 281 raste të reja me koronavirus.

- Advertisement -

Rastet pozitive janë regjistruar në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Prizren, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Mitrovicë, Ferizaj, Suharekë, Obiliq, Viti, Deçan, Drenas, Gjakovë, Podujevë, Skenderaj, Kamenicë, Malishevë, Shtime, Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga 13 marsi, ka arritur në 18 mijë e 626, me gjithsej 673 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan Express.

“Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.295 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.658”, thuhet në raportin e fundit të IKSHP-së rreth situatës epidemiologjike në vend.

- Advertisement -

Gjithashtu, janë regjistruar edhe 14 vdekje, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Instituti i Shëndetësisë Publike atje ka njoftuar edhe për shërimin e 292 pacientëve, të cilët kanë qenë të prekur me këtë sëmundje.

- Advertisement -

Situatë e rëndë është edhe në Shqipëri. Sipas buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes dhe janë konfirmuar 311 raste të reja me këtë sëmundje.

Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 85 personave.

Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë e deri tash, në Shqipëri janë infektuar mbi 20 mijë persona, ku rreth 11 mijë prej tyre tashmë janë shëruar, derisa 493 të tjerë kanë vdekur, si pasojë e kësaj sëmundje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit