Kampioni i peshave të lehta të UFC, Habib Nurmagomedov, 32 vjeç, vendosi braktisjen e ringut muajin e kaluar pasi mbrojti titullin me një fitore ndaj Justin Gaethje dhe duket se dagestaneze nuk ka ndërmend të ndryshojë mendje.
“Ju mund të luftoni sa të doni, por duhet të keni një qëllim. Une e kam përmbushur qëllimin timin”, tha Habib, i cili ka 29 fitore dhe asnjë humbje në karrierën e tij.
Dagestanezi tregon se ai aktualisht është shumë i lumtur me stilin e ri të jetës.
“Unë dua të diplomohem vitin e ardhshëm dhe dua të bëj sa më shumë progres sa i përket arsimimit tim. Bleva dele dhe merrem me blektori dhe bujqësi. Unë do të doja të zhvilloja një biznes në këtë fushë. Kam lopë dhe dema dhe i jam përkushtuar plotësisht jetës prej bujku. Dua të bëj atë për të cilën jam më i dobishëm”, tha Habib.