1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Haga e quan “spekulim medial” raportimin për kthimin mbrapa të aktakuzës për Thaçin

Rekomandime

Mediumi nga Shqipëria “ABC News” ka raportuar sot se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kthyer për plotësimin e dosjes dhe prova shtesë, në procesin ndaj Hashim Thaçit. Por një raportim të tillë e kanë mohuar nga Haga.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett i ka thënë Gazetës Express se nuk i komentojnë spekulimet e mediave.

Raportimet e sotme për rikthim të dosjes ndaj Hashim Thaçit i kanë mohuar nga Prokuroria Speciale në Hagë, duke thënë se nuk komentojnë spekulimet e mediave.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton mbi spekulimet e mediave”, ka thënë zëdhënësi Christopher Bennet për Express.

- Advertisement -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së Kadri Veseli dhe nëntë ish-ushtarë të UÇK-së janë zyrtarisht të akuzuar nga Prokuroria Speciale për krime lufte.

Aktakuza është dorëzuar tek gjyqtari i procedurës paraprake më 24 prill 2020.

- Advertisement -

Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Presidenti Hashim Thaçi, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura gjatë kohës së Luftës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit