19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Serbia tenton fshehtas instalimin e kamerave kineze të gjurmimit në Kosovë

Rekomandime

Kosova rrezikon të kthehet në laborator për futjen e pajisjeve kineze të gjurmimit nëpërmjet Serbisë. Beogradi fshehtas po financon përpjekjet për të instaluar kamera mbikëqyrëse dhe të jashtëligjshme kineze në Kosovë, ka mësuar Shërbimi i Ballkanit i Radio Evropës së Lirë.

- Advertisement -

Autoritetet paralele serbe në Kosovë muajin e shkuar mësohet se kanë nënshkruar kontratë dhjetëra mijëra euroshe për të blerë disa kamera të sigurisë, incizues digjitalë dhe pajisje të tjera nga kompani “Zhejiang Dahua Technologies”, që është pjesë e listës së zezë amerikane, për të monitoruar shkollat në disa vende, sipas dokumenteve të siguruara.

Aty theksohet se një “Zyrë e Qeverisë Serbe”, që kujdeset për raportet me komunat me shumicë serbe, ka siguruar fondin.

Institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë, Policinë dhe Dogana, kanë heshtur apo kanë thënë se s’kanë informata për planet e Beogradit.

- Advertisement -

Skema besohet se mund t’i kontribuojë kompanive ndaj pranisë së të cilave Kosova ka dalë kundër. Bëhet fjalë për teknologjinë e identifikimit të fytyrës dhe teknologji tjera të bazuara në inteligjencën artificiale, të kompanive “Huawei”, “Dahua” e tjera që janë të lidhura ngushtë me Pekinin.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka mbrojtur gjithmonë Pekinin në politikën e jashtme dhe i ka lavdëruar investimet kineze, sidomos në sektorin e teknologjisë. Kina vazhdon të mos e njohë Kosovën dhe s’ka raporte diplomatike me Prishtinën.

- Advertisement -

“Nëse Kina fiton territor aktualisht dhe në të ardhmen për infrastrukturën digjitale në rajon, mund të konsiderohet si rrezik i sigurisë jo vetëm për rajonin, por edhe për SHBA-në”, ka thënë Stefan Vladisavljev i Forumit të Sigurisë në Beograd.

Kina ka qëllim të avancojë “qytetet e mençura” duke siguruar teknologji për të ndihmuar qeveritë dhe komunat që të kontrollojnë më lehtë qytetarët e pajisur me dokumentet zyrtare.

Në një përgjigje këtë javë për REL, Vladisavljev ka thënë se mendon që marrëveshja me “Dahuan” nuk është diçka e madhe, por ka shtuar se kjo tregon gjendjen e çrregullt të menaxhimit të institucioneve në Prishtinë mbi veriun e Kosovës.

Institucionet paralele serbe në Gjilan kanë nënshkruar një marrëveshje më 16 dhjetor për të blerë pajisje të “Dahuas” në vlerë prej 39 mijë eurosh. Blerja u bë përmes kompanisë “Neva Company” që ishte regjistruar nga autoritetet serbe në shtator.

Aty specifikohet blerja e 196 kamerave të mbikëqyrjes të njohura si “kamera plumb”, 30 hard-drives, 30 incizues dhe 9000 metra kabllo. Kontrata e transportit, instalimit dhe operimit zgjat 30 ditë.

Ato do të shërbejnë në 30 hapësira, shumicën shkolla, në 12 zona.

“Neva” është e regjistruar me zyrë në Ranillug, sipas regjistrit serb të bizneseve. Por ajo s’është e regjistruar edhe në Kosovë.

Milos Gjorgjeviq nga Ranillug thotë se është pronar i kompanisë edhe pse autoritetet në Serbi e listojnë atë nën pronësi të Milena Gjorgjeviqit. Ai s’u është përgjigjur emaileve për të komentuar për çështjen, shkruan Koha.net

Dokumentet kanë treguar se blerja u sigurua nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.Qeveria e Serbisë ka refuzuar të komentojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit