Të premten në Fushë Kosovë një grua ka njoftuar policinë se dy persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur çantën ku kishte të holla si dhe stoli ari
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën Arbëria në Fushë Kosovë, ku viktima ka njoftuar se në çantë i kishte 250 euro para të gatshme. Po ashtu, grabitësit i kanë vjedhur edhe një zinxhir dhe një unazë të arit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare ndërsa rasti është duke u hetuar./