12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

E shtunja e kobshme në Kosovë: 5 të vdekur e 16 të lënduar në aksidente trafiku

Rekomandime

Aksidentet nëpër rrugë janë bërë një dukuri shumë shqetësuese kohëve të fundit në vend! Vetëm gjatë ditës së sotme 5 persona kanë vdekur në rrugët e Kosovës, ndërsa 16 kanë mbetur të lënduar.

- Advertisement -

Mbrëmë në magjistralen Gjilan– Ferizaj, përkatësisht në fshatin Budrika e Epërme ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë mbetur të vdekur dy persona. Policia ka konfirmuar se në këtë aksident kanë mbetur të vdekur 2 persona, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.

Ndërsa, edhe dy persona tjerë kanë vdekur në një aksident fatal në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ afër fshatit Peqan të Suharekës, dhe 4 të lënduar janë në gjendje të rëndë. Të gjithë këta janë shtetas të Shqipërisë.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar për Metron se nga ky aksident kanë vdekur dy persona dhe janë lënduar 4 të tjerë.

- Advertisement -

“Sot në ora 09:30, në autostradë, konkretisht në km e 36’të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suhareke), ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe 4 të tjerë janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar, automjetet po orientohen në rrugë alternative.

Edhe katër persona tjerë kanë mbetur të lënduar nga një aksident në fshatin Zallq të Istogut. Sipas raportrtimeve të personave që gjendeshin aty, të lënduarit nuk kanë marr plagë të rënda, ndërsa policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pak orë më parë një aksident ka ndodhur në magjistralen Lipjan-Shtime, ku ka mbetur i vdekur një person dhe dy të tjerë të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti Lipjan Shtime ka ndodhur ne orë 11 :55 ku janë te përfshira dy vetura, si pasojë e një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë të lënduar”, ka thënë Krasniqi.

gjithashtu, në ora 11:20, në Bresie (Fushë Kosovë) ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë katër vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Njësitet policore iu janë përgjigjur rastit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit