12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lumezit i dridhet dhe zëri dhe i shihen lotët në ditën e fundit si Kryeprokuror i Shteti

Rekomandime

Sot ka përfunduar mandati 7-vjeçar i Aleksandër Lumezit si Kryeprokuror i Shtetit. Ai mes lotësh ka dhënë një fjalim emocionues e ku ka falënderuar kryeprokurorët e prokurorët me të cilët ka bashkëpunuar përgjatë këtyre shtatë viteve, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Lumezi që sot i përfundoi mandati si kryeprokuror i shtetit, me zë të dridhur tha se pati nderin dhe privilegjin që shërbeu gjatë tërë këtyre viteve si kryeprokuror.

“Sot siç e thatë edhe ju është dita e fundit e mandatit tim. Është vështirë që në këto fjalime lamtumirës me thënë diçka. Mundem me thënë që e kam pasur nderin dhe privilegjin që kam punuar me prokurorë të Zyrës sime por edhe me kryeprokurorët dhe prokurorët brenda sistemit. Ka qenë edhe fat që edhe si kryeprokuror i shtetit kam punuar dhe bashkëpunuar edhe Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me përfaqësuesit e mëhershëm të Këshillit”, tha ai.

Tashmë ish-kryeprokurori i Shtetit, tha se me punën e tij ka arritur që ky institucion të jetë më kredibil se sa që ishte para siç tha ai disa vitesh.

- Advertisement -

“Ka qenë vështirë sepse para vetes kam pasur sfida të mëdha, reale, të ndryshme gjatë këtij rrugëtimi shtatëvjeçar, mirëpo duke i falënderuar komunitetit të prokurorëve të shtetit, vlerësimit të tyre, bashkëpunimit të tyre, sinqeritetit të tyre kam arritur deri diku që të zhvillojmë dhe të bëjmë lëvizje të caktuara brenda sistemit. Sot jemi një institucion shumë më kredibil se sa që ishte para disa vitesh”, tha Lumezi.

Ai lavdëroi edhe punën e KPK-së përfshirë atë të kryeprokurorëve dhe prokurorëve.

- Advertisement -

“Kemi një Këshill i cili është funksional, merr çdo ditë vendime të rëndësishme edhe për fatin e KPK-së, por edhe për fatin e personave brenda KPK-së dhe jemi faktikisht një mburojë e sistemit, prokurorëve, kryeprokurorëve dhe kemi qenë edhe një organ kolegjial qe kemi përkrahur në momente më të vështira të karrierës sime”, deklaroi Lumezi.

Lumezi pohoi se do të vazhdojë që të jap edhe më tutje kontribut në sistemin prokurorial.

“Besoj që edhe në ardhmen do të jem këtu, brenda sistemit prokurorial brenda mundësive të mija të japi kontributin që edhe më shumë të avancohet ky sistem”, tha ndër të tjera ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit