Një qytetar nga Prizreni ka raportuar dje në Polici se ka zënë në flagrancë një të dyshuar mashkull kosovar, duke tentuar që të thyej derën e shtëpisë së tij.
Pasi ka marrë ankesën nga pronari i shtëpisë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar të dyshuarin.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se kishte zënë në flagrancë një të dyshuar mashkull kosovar duke tentuar të thyej derën e shtëpisë së tij.
Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin dhe nga i njëjti kanë konfiskuar një shufër metalike, një palë dare, një thikë të vogël dhe një telefon mobil”, thuhet në raportin e policisë.