2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hajrullahu: Zyrtarët rusë në UNMIK po shërbejnë për ta gërryer stabilitetin e Kosovës

Rekomandime

Përdorimi i Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) nga zyrtarët rusë për ta destabilizuar Kosovën ka bërë që institucionet vendore të marrin vendime për t’i shpallur non-grata këta persona.

Kështu është shprehur në Top News profesori universitar Arben Hajrullahu, duke shtuar se Kosova secilën herë do të duhej të vepronte kështu.

- Advertisement -

“ Thelbi i kësaj çështje është keqpërdorimi i Misionit të UNMIK-ut nga shërbyes rus, që në këtë rast nuk i përmbahen mandatit i cili është shumë qartë i definuar në Rezolutën 1244, mirëpo shërbejnë në atë mënyrë që ta gërryejnë stabilitetin, sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë rast Kosova detyrohet dhe kështu do të duhej të vepronte secilën herë”, tha Hajrullahu për Zona Zero në Top Channel.

Ai shton se ka një imunitet ndaj këtyre shërbyesve, por se kur cenojnë sigurinë kombëtare, atëherë ata shpallen të padëshiruar në vend.

“Institucionet dhe përfaqësues të Kosovës nuk janë aq naiv që të mos e dinë këtë. Është e qartë që ekziston një imunitet ndaj shërbyesve të Misionit të UNMIK-ut, e që nuk janë subjekt i gjyqësisë vendore, atëherë Kosova do të sillej më ndryshe ndaj personave që rrezikojnë sigurinë kombëtare, atëherë do të silleshin para drejtësisë vendore. Me qenë se ekziston ky rast, atëherë institucionet në fjalë shpallet person i padëshiruar në vend”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Përkundër deklarimeve të OKB-së se Kosova nuk i ka informuar për këtë vendim, ai thotë se institucionet nuk janë aq naive që mos ta dijnë këtë.

“Sa i përket sqarimeve të ofruara nga zëdhënësi në OKB këtu ka informata kontradiktore. Institucionet e Kosovës thonë që i kanë informuar paraprakisht në mënyrën e duhur, mirëpo siç duket frustrimi i Federatës së Rusisë, e cila ka qëndrime bukur dekonstruktive, jo vetëm Kosovës por edhe vendeve të tjera në rajon. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Mal të Zi, në Maqedoni të Veriut dhe çfarë është duke ndodhur në Bosnje e Hercegovinë”, ka përfunduar Hajrullahu.

- Advertisement -

Ditë më parë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kishte bërë të ditur se ka nxjerrë vendimin për shpalljen persona non-grata të zyrtarit rus të UNMIK-ut, me arsyetimin se ka cenuar sigurinë kombëtare të Kosovës..

Antonov ka qenë i angazhuar në zmadhimin e elementit pro-rus në bllokadat që ishin bërë në veri të Kosovës në shtator të 2021-së, kur serbët po kundërshtonin masat për reciprocitet me targa.

Zyrtari rus Antonov për herë të parë në Kosovë kishte ardhur në vitin 2001, si pjesë e misionit me policisë ruse, i cili kishte qëndruar vetëm rreth një vit. Më pas, ai ishte kthyer në vitin 2005 deri në vitin 2008, për t’u vendosur përfundimisht në vitin 2011 për të jetuar në Graçanicë më bashkëshorten e tij Natasha.

Nuk është hera e parë që Kosova shpall të padëshirueshëm zyrtarët rusë, përkatësisht të Misionit të UNMIK-ut.

Në fund të majit 2019, zyrtari rus i UNMIK-ut, Mikhail Krasnoshchekov ishte shpallur non-grata pasi që ishte përfshirë në pengimin e institucioneve, duke qenë pjesë e strukturave kriminale në veri të Kosovës.

Krasnoshchekov kishte marr pjesë në vendosjen e barrikadave në veri, duke penguar policinë. Madje, në automjetin e tij të UNMIK-ut ishte gjetur edhe sharra motorike, me të cilën ishin prerë drurë për t’i bllokuar rrugët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit