15.7 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Vuçiq: Serbia s’do t’i zbatojë sanksionet e SHBA-së ndaj Dodikut

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë se Serbia s’pajtohet dhe s’do t’i zbatojë sanksionet amerikane ndaj përfaqësuesve të serbëve në Bosnje e Hercegovinë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në presidencën e Serbisë më 6 janar, Vuçiq tha se këto janë gjëra të ndërlikuara që “nuk janë për reagim urgjent dhe të shpejtë, e sidomos jo për nxitim”.

- Advertisement -

“Serbia nuk mendon se zgjidhja qëndron në sanksione dhe nuk ka dyshim se Republika e Serbisë nuk do të pajtohet për asnjë pikë të vetme, dhe nuk do t’i zbatojë sanksionet kundër anëtarëve të popullit të saj dhe përfaqësuesve të popullit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Sërpska”, tha Vuçiq.

Ai tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara sjell sfida të shumta, jo vetëm për Republikën Sërpska, por edhe për Serbinë.

Vuçiq e konsideroi si të tmerrshëm vendimin për sanksione ndaj Televizionit Alternativ.

- Advertisement -

“Do të kemi shumë pyetje për administratën amerikane për disa media të tjera dhe lidhje me KRlMlN dhe korrupsionin, të cilave duket e pamundur t’u japim një përgjigje adekuate, por këtë do ta lëmë për kohën menjëherë pas Krishtlindjeve”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit