7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Haki Abazi duke e “lozur mjekun”, thotë se Kujtim Shala dhe Arben Gashi kanë çrregullime serioze mendore

Rekomandime

Për incidentin në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ish-zëvendëskryeministri nga radhët e VV-së, Haki Abazi.Me një diskurs tejet të ashpër karshi dy deputetëve të LDK-së, Arben Gashi e Kujtim Shala, Abazi ka thënë se të dy të lartpërmendurit kanë treguar indikacione konstante të “paqëndrueshmërisë psikologjike”.

- Advertisement -

Madje sipas Abazit, të njëjtat shenja duhet të diagnostifikohen edhe nga mjekët.

“Në mungesë të arenave për shpenzim të energjive( lexo: Karriget) sidomos Shala është bërë shumë i rrezikshëm dhe ka impulse të reagimit që paraqiten zakonisht tek njerëzit me personalitete të dyfishta por që në rastin e tij ka devijime serioze mentale në momente të caktuara sidomos kur paraprakisht ka krijuar bindjen se e ka gabim dhe tregon efekt defansiv/ agresiv i cili manifestohet me nje grumbull sulmesh e artikulime te thata verbale e që lehtë e pa asnjë arësyeje kalon në sulm fizik”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sulmi në vend të humbjes

Nuk është hera e parë e as vendi i vetëm ku “akademik” Kujtim Shala dhe “polici” i pa edukatë Arben Gashi tregojnë simptoma të rënda dhe indikacione konstante të paqëndrushmërisë psikologjike. Shenjat janë vërtet shqetësuese dhe bregosëse e edhe për diagnostifikim e trajtim mjeksor.
Në mungesë të arenave për shpenzim të energjive( lexo: Karriget) sidomos Shala është bërë shumë i rrezikshëm dhe ka impulse të reagimit që paraqiten zakonisht tek njerëzit me personalitete të dyfishta por që në rastin e tij ka devijime serioze mentale në momente të caktuara sidomos kur paraprakisht ka krijuar bindjen se e ka gabim dhe tregon efekt defansiv/ agresiv i cili manifestohet me nje grumbull sulmesh e artikulime te thata verbale e që lehtë e pa asnjë arësyeje kalon në sulm fizik.Ky lloj i sjelljes dhe as edhe sulmet verbale të mbështjellura* përkrahura) përmbernda një lloj përkdhelje, sikur i jep edhe më shumë kurajo për të qenë edhe me joparimor e aq më rralle kolegjial shpesh fyes e denigrues dhe sidomos ndaj gjinise së kundërt.Sulmi ndaj Gazmendit sot është i turpshëm e qyqarë po aq sa është i turpshëm e i padurueshëm Shala në garën me deputetet e paedukatë e të pacipë e që ka disa prej tyre edhe në anën e majtë edhe në të djathtën e parlamentit që në fakt janë vetëm pasqyrim e inkurajues të dhunës në familje dhe përgjithësisht edhe dhunës në shoqëri. Mjafton ta lexoni shefin e Shalës dhe gjuhën prej rrugaqi që perdorë e që nuk dallon më fare nga nje njeri i matufuar e mashtrues.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit